Finalizohet operacioni antidrogë i koduar?Luzi?.
Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Durrës.
Sekuestrohen drogë e armë zjarri.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar?Luzi?.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
?Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;
? Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
? F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.