Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vazhdim të hetimeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar për dosjen e grupit të Habilajve me aktivitet kriminal të përqëndruar kryesisht në zonën e Vlorës por edhe disa qytete të tjera kryesisht në vijën bregdetare, Prokuroria e Kriemeve të Rënda sot ka firmosur tre urdhër arreste për ish-drejtues dhe drejtues të policisë së shtetit.
Ora News ka zbardhur emrat e efektivëve të policisë nën hetim. Bëhet fjalë për Gjergj Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Cela.
Bode është ish-shefi i postës së Dhermiut që akuzohet për mosveprim në lidhje me ngarkesat që niseshin nga Vlora në drejtim të Italisë për llogari të grupit Habilaj.
Është pastaj një ish-zyrtar i policisë në Shkodër dhe një zyrtar i policisë në Tiranë.
Për momentin ata akuzohen vetëm për shpërdorim detyre. Njëri prej tyre është nën hetim por akoma pa akuzë zyrtare për përfshirje direkte në trafikim.
Organi i akuzës i akuzon efektivat e policisë për veprime dhe mosveprime që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.
Veprimet kanë të bëjnë me orientimin e shërbimeve të policisë që të mos prekin parcelat me kanabis të këtij grupi dhe të mos preken ngarkesat që niseshin nga Vlora, por në dy raste dhe nga Shkodra në drejtim të Italisë.
Ndërsa mosveprimet kanë të bëjnë me faktin se nuk ka pasur referim në prokurori dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit të provave dhe fakteve për aktivitetin kriminal të këtij grupi.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dosja-tahiri-habilaj-prokuroria-urdher-arreste-3-drejtues-te-policise-vlore