Report TV - Tola: Gjobat maksimale për shkeljet në rrugë

2018-05-09 0

Gjobat rrugore ishin në fokus të "Repolitix" këtë të mërkurë ku debatuan ekspertë dhe njohës të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore ka paralajmëruar aplikimin e gjobave të reja për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe kalimin e semaforit. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola u shpreh se gjoba për celularin do arrijë 5-8 mijë lekë të reja, ndërsa ajo për semaforin 20-30 mijë lekë të reja.

"Sot gjoba për përdorimin e telefonit ka mbetur njësoj si në vitin 1993 kur nuk ekzistonte celulari, pra 10-15 mijë lekë të vjetra. Celulari është armë vrasëse. Për të kopjuar modelin italian e gjerman, duhet të shkojmë në masën e parë. Në draft kemi vendosir 50-80 mijë në herën e parë dhe nëse e përsërit brenda 3 muaj trefishohet deri në heqjen e patentës. Shkelja e semaforit shkon nga 200-300 mijë lekë, pra nëse kalon semaforin me të kuqe. Ne shkuam te një përdorim rripi masiv, gjoba për mosvendosje është 50-150 mijë lekë të vjetra. Ne kemi paraqitur dy drafte, një për të ndryshuar Kodin Penal për vrasjet në rrugë, do marrim dhe mendimet e ekspertëve", u shpreh Tola.

Gjoba për përdorimin e telefonit
50-80 mijë lekë - Nëse përsëritet brenda 3 muaj trefishohet deri në heqjen e patentës

Gjoba për kalim të Semaforit
200-300 mijë lekë, nëse përsëritet tre herë brenda vitit, pezullohet patentata deri në një vit