Ora News – Largimi i Llallës, Paloka: Rama synon të kontrollojë Prokurorinë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në studion e Ora News, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, u shpreh se nëpërmjet largimit të kryeprokurit Adriatik Lalla, kryeministri Edi Rama synon të marrë nën kontroll organin e akuzës, në kushtet kur organet e reja të drejtësisë nuk kanë nisur të funksionojnë plotësisht. Ndërkohë, lidhur me udhër-arrestet për efektivët e Policisë së Vlorës, Paloka theksoi se Partia Demokratike i ka denoncuar individët në fjalë afro një vit më parë.

Opozita ka kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm të vendit në kushtet kur institucionet e reja të drejësisë nuk janë konstituuar plotësisht.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, kërkesa e PS-së për largimin e Adriatik Llallës në këtë situatë, ka për synim marrjen nën kontroll të Prokurorisë nga ana e kryeminsitrit Edi Rama.

Nga studio e Ora News, Paloka u shpreh se Rama ka për synim të mbyllë ato që ai i quan skandalet e fundit.

Paloka: Është terësisht politike, ti japësh Ramës në dorë Prokurorin e Përgjithshëm në një kohë kur të gjithë ata që po akuzohen dhe janë në hetim nga prokuroria janë njerëzit me të afërt të Ramës dhe kur të gjithë fijet të çojnë pikërisht tek Rama, për çfarë drejtësi do të flasim, çfarë organi akuze? Prokurori i Përgjithshëm në kushtet e sotme, pa hyrë ende në fuqi KLP dhe reforma në drejtësi është ai që vendos për gjithçka, prandaj u duhet me urgjencë sot. Të gjithë kësaj çështje ti vihet një kapak, pastaj thotë të vazhdojmë me reformën në drejtësi, të bëjmë show.

Lidhur me udhër-arrestet e lëshuara për efektivët e lartë të policisë së Vlorës, Paloka nënvizoi se individët në fjalë janë denoncuar nga PD afro një vit më parë.

Paloka: Njëri prej emrave që rezulton sot në kërkim, ish-drejtori i Vlorës e kam denoncuar me 10 gusht të 2016. Është një nga të denoncuarit e PD. Lidhja e Habilaj me Çelajn është denoncuar që në atë deklaratë tonën dhe kjo konfirmon edhe njëherë që jo vetëm kemi pasur të drejtë në denoncimet tona por gjithë ai grupim mafioz nga Rama, zbret tek Tahiri dhe këta janë të fundit në rreshtin e funksionarëve të implikuar praktisht janë të zhytur në llumin e krimit dhe prokuroria prej kohësh duhet të kishte marrë masa.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/largimi-i-llalles-paloka-rama-synon-te-kontrolloje-prokurorine