Gazetari Spartak Koka: SHÇBA ka nisur kerkimet per ish-zyrtaret e policise

2018-05-09 0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur kërkimet për gjetjen e 3 ish-zyrtarëve të policisë pas nxjerrjes së urdhër-arresteve nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin ?Opinion?, ka deklaruar se SHÇBA është vënë në kërkim të tyre, por ende nuk ka mundur që t?i gjejë.
Kjo për shkak pasi në urdhrin e gjykatës nuk janë vendosur adresat e sakta, por vetëm qytetet.

?SHÇBA është vënë në lëvizje dhe po kërkohet për të tre. Por nuk po i kap dot. Ka një pasaktësi në urdhrin e gjykatës, përsa i përket adresave ka vetëm qytetin për dy prej tyre dhe nuk ka adresat e sakta të specifikuara. Njëri rezulton me adresë zyrtare në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi tjetër rezulton me adresë në Berat.
Jaeldi është parë rrugëve të Tiranës . Në rast se ata nuk kanë probleme me drejtësinë, pse ata mos të dorëzohen?, deklaroi gazetari Koka.