Stop - Kryebashkiaku i Pustecit me leje, hetohet në qeli në Maqedoni! (22 nentor 2017)

2018-05-09 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Mediat e Maqedonisë kanë transmetuar lajmin e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Pustecit në vendin fqinj. Edmond Themelko akuzohet dhe po gjykohet në qeli, për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 3013 atje.?Stop? udhëtoi drejt Pustecit dhe nënkryetari i bashkisë, kishte marrë de facto frenat në dorë. Ai tha, se kryetari Themelko ka marrë lejen e zakonshme dhe po kurohet në Maqedoni.I pyetur për këtë maskaradë, kostitucionalisti Clirim Gjata shpjegon, se nga ana juridike këshilli i ministrave mund të pezullonte Themelkon, deri në vendimin përfundmitar të drejtësisë maqedonase. Ndërsa në aspektin moral, kjo situatë është sa absurde, aq edhe qesharake, pasi një i zgjedhur drejtpërdrejt gënjen publikisht.