Për të folur për Akademinë e Shkencave dhe problematikat që e kanë sjellë deri në këtë situat të vështirë, zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar situatën ishte i ftuar në Report Tv Apollon Baçe.
Intervista e plotë:
Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me Akademinë e Shkencave? Pse ka ardhur deri në këtë situat të vështirë? Kryeministri ka reaguar ashpër, ka pasur dhe takime të cilat mund të çojnë në reformimin e Akademisë së Shkencave?
Faktikisht kjo akademi, mund të përshkruhet qartë nga një thënie e Sami Frashërit ?Ç'ka qenë, ç;është dhe ç'do të bëhet? është një shprehje që e përshkruan më së miri Akademinë e Shkencave.
Aty ka pasur akdemik që kanë studiuar në perëndim dhe në lindje, ata që kanë studiuar në perëndim janë më të spikatur. Ky që kemi ne është model i ?Leopolidinës?, ku Merkeli ka qenë anëtare, ky është modeli më i mirë për institutet dhe akademinë. Pse kemi arritur në këtë situatë të vështirë? Unë mendoj se shkaku nis që nga viti 2009, atërere u nis një reformë për mirë por doli për keq.