Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koncesionet e dhëna në shëndetësi duhet të kenë një monitorim më të thellë në bazë të 10 treguesve. Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i kërkoi ministres së shëndetësisë më shumë kujdes dhe për përfituesit e koncesioneve.
Braçe: Po prapë për koncesionet më ka lindur një shqetësim tani, këto muaj. Natyrisht duhet monitorim për përfituesit e këtyre kontratave. Në qoftë se brenda një kontrate koncesioni, ai që e ka marrë atë kontratë fillon e tregton aksionet e kompanisë së tij duke e shoqëruar bashkë me kontratën, natyrisht duhet monitorim strikt me qëllim që ajo kontratë të mos humbi në cilësinë e shërbimit dhe kjo duhet të jetë detyrim.
Opozita ndërkohë ngriti si shqetësim mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të spitaleve në vend si dhe gjendjen e qendrave shëndetësore.
Agron Shehaj: Qeveria angazhuar, ka bërë konkurse, janë harxhuar para publike për këto konkurse dhe janë ftuar edhe specialistët të marrin pjesë dhe në fund janë emëruar si zakonisht. Në Shkodër është emëruar një kandidat i Partisë Socialiste.
Dashamir Shehi: A është ambulancë për një kryeqytet? Mund të hysh i shëndoshë dhe mund të dalësh i sëmurë. Nuk e di se çfarë bëjnë ata të shkretët nga Gramshi apo Skrapari.
Gjatë diskutimeve në komision u propozua edhe një ndryshim ligjor për të ulur përdorimin e pijeve me gaz dhe me sheqer nga fëmijët.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/koncesionet-ne-shendetesi-brace-duhet-monitorim-i-detyrueshem