Report TV - Lëvizte me 101 km/orë në zona të ndaluara, policia ndalon drejtuesin

2018-05-09 0

Policia Rrugore ka vijuar në aksin Fushë Krujë-Kamëz kontrollet për parandalimin e aksidenteve.

Gjatë kontrolleve në këtë segment, policia ka konstatuar një automjet i cili lëvizte me 101 km/orë në zonë të banuar ku limiti është 20- 40 km/orë. Në lajmërimin e policisë thuhet se është e ?papranueshme dhe e pafalshme të ecet me 101 km/orë në një zonë të banuar". "Në aksionin e sotëm në hyrje të Kamzës janë pezulluar 62 leje drejtimi. Specialisti per Sigurine dhe Qarkullim rrugor ne Komisariatin e Policise Rrugore Nenkomisar Blerim Gjini, u bën apel drejtueseve te automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor".