Ora News – Rama më bujar me Metën, i jep 16.5 mln lekë më shumë se Nishanit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

30 milion lekë shtesë do të akordojë qeveria për institucionin e Presidentit për vitin 2018, duke i ofruar kështu Ilir Metës më shumë buxhet se paraardhësit të tij Bujar Nishani.

Diferenca totale në buxhetin e Presidencës është 16.5 milionë lekë më shumë për Presidentin aktual në krahasim me periudhën kur institucioni drejtohej nga Nishani.

Megjithatë kërkesa e Presidencës është plotësuar pjesërisht pasi Sekretari i këtij institucioni Alqi Bako ka kërkuar nga qeveria një shtesë me rreth 60 milionë lekë të cilat do të shpenzoheshin në vitin e ardhshëm për automjete, sistemin e sigurisë, paga dhe aktivitete.

Në komisionin parlamentar të ligjeve, mazhoranca miratoi e vetme nen për nen projektbuxhetin e vitit 2018, ndërsa PD dhe LSI u shprehën me votë kundër çdo neni.

Bashkim Fino: Presidenca ka bërë dy kërkesa midis atyre çfarë ka kërkuar dhe ne i kemi dhënë 20 milionë lekë shpenzime operative dhe 10 milion lekë investime. Prokuroria kërkonte një numër punonjësish por u rakorduam dhe thamë në kuadrin e procesit të ndryshimeve të reformës në drejtësi, qoftë fondin, qoftë numrin e punonjësve për vitin 2018 në buxhetin e shtetit janë të parashikuara.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-me-bujar-me-meten-i-jep-165-mln-leke-me-shume-se-nishanit