PS miraton pr/buxhetin, PD: Buxheti i shtetit më i vogel se buxheti i parave të drogës për një vit

2018-05-09 0

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen projektbuxhetin e vitit 2018 vetëm me votat e mazhorancës. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve, teksa është diskutuar miratimi nen për nen i projektbuxhetit të vitit 2018. Kreu i komisionit, Ulsi Manja, është përplasur me deputeti i djathtë, Eduard Halimi, ku ka ndërhyrë dhe socialisti Bashkim Fino.

Ky i fundit ka bërë dhe një përmbledhje të mënyrës si do ndahet buxheti i 2018, ku 30 milionë lekë shtesë i shkojnë Presidencës, ndërsa Prokurorisë nuk i jepen punonjës shtesë.
Fino: 30 milionë lekë shtesë Presidencës. Prokurorisë nuk i japim punonjës shtesë. I kanë aty nëse ju duhen nga Reforma në Drejtësi. 2 milionë lekë shtesë për Avokatin e Popullit. Gjykata Kushtetuese 8 punonjës dhe 11 mln lekë shtesë.

ILDKP i japim 4 milionë lekë. Hapjes së dosjeve i japim 30 milionë lekë për godinën.

Shkolla e magjistraturës 4 punonjës shtesë dhe 24 milionë lekë. Komisioni i pavarur i kualifikimit 15 milionë lekë shtesë.

Halimi: Xhiroja vjetore e droges në vit 5 miliardë euro. Buxheti i shtetit 4 miliardë euro. E thotë reportazhi i BBC.

Manja: Po e tha BBC dhe ti, është e vërtetë

Halimi: Mafia në Shqipëri e ka mundur shtetin. Ka buxhet më të madh se shteti

Manja: Të bëhemi serioze. Nuk ka lidhje kjo me buxhetin