Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Balerina".
Seanca për masën e sigurisë për 7 të akuzuarit zgjati 4 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Të ndaluarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.
Në operacionin policor të njoftuar më 18 nëntor u arrestuan 7 persona, 2 organizatoret dhe 5 femra që ushtronin prostitucion.
Të arrestuarit
- Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
- Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
- A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
- A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.
Akuza: ?Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale?.
Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/balerinat-ne-shkoder-7-persona-mbeten-ne-burg