Report TV - Zhdukja e nëndetëses argjentinase, gazetari Mati: Ekuipazhi jeton deri në 30 ditë

2018-05-09 1

Nëndetësja argjentinase e zhdukur prej gjashtë ditësh është lajm kryesor i mediave prestigjioze ndërkombëtare.

Gazetari i Report Tv, Ilir Mati me një përvojë të gjatë si marinar shpjegon vështirësitë e ekipeve të kërkimit për lokalizimin e vendndodhjes së nëndetëses në thellësi të oqeanit. Në studion e Report Tv, gazetari Mati tha se shkaqet që kanë sjellë zhdukjen e nëndetëses 66 m të gjatë në thellësi të oqeanit mund të jenë avaritë teknike dhe gabimet njerëzore
Ai thekson gjithashtu se autonomia e nëndetëses është 30 ditë nga dita e zhdukjes dhe brenda kësaj periudhe ekuipazhi mund të mos ketë probleme që çojnë në rrezikimin e jetës së tyre, pasi nëndetësja ka oksigjen në gjendje si dhe bazë materiale.

?Shkaqet mund të jetë një avari, avari të ndryshme që mund të ndodhin. Nuk përjashtohet neglizhenca në raste të tilla, gabimet njerëzore të cilat janë të pranishme, por janë ekuipazhe, ekipe të tilla të cilët janë të trajnuar të përballojnë kushte të vështira pune. Shkaku me siguri është teknik, është një nëndetëses 66 m e gjatë, nëndetëse oqeanike me një motor, me një helikë dhe një motor elektrik. Këto janë nëndetëse që punojnë me bateri kur janë nën ujë. Që të karikosh baterinë ka një motor diesel, pastaj bateritë vënë në lëvizje elektromotorin.