Ora News – Studimi/ Gjysma e shqiptarëve kanë pasur probleme ligjore në 5 vitet e fundit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studimi mbi aksesin në drejtësi të qytetarëve shqiptarë i realizuar nga PNUD, tregon që gjysma e popullsisë shqiptare ka patur probleme ligjore në 5 vitet e fundit, dhe kjo vjen nga padija mbi sistemin e drejtësisë. Të ftuar në forumin ku u prezantuan gjetjet, juristë, përfaqësues të qeverisë dhe ndërkombëtarë u shprehën se tani koha është t'i krijohen lehtësira qytetarëve për të patur akses të plotë në drejtësi.

Më shumë se gjysma e popullatës në Shqipëri ka patur probleme ligjore në 5 vitet e fundit, dhe shumica prej tyre kanë mbetur të pazgjidhura për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ligjor të qytetarëve.

Duke folur për aksesin në drejtësi, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se qytetarët duhet të ndihen se po marrin drejtësi,

Ballanca: Para se ti japim të drejtën dhe mundësinë për të shkuar në gjykatë, duhet të jemi të sigurt që kur ata të shkojnë në gjykatë ta ndjejnë veten para gjykatës.

I ftuar ishte edhe zëvendës/Ministri i Brendshëm Tomi Gogu, i cili nënvizoi se tashmë drejtësia duhet të orientohet nga qytetarët për t'u krijuar lehtësira.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/studimi-gjysma-e-shqiptareve-kane-pasur-probleme-ligjore-ne-5-vitet-e-fundit