http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te kuptuar se si është shërbimi shëndetësor falas, me pare duhet te kaloni nga qendra spitalore ?Nene Tereza? ne Tirane.
Kjo është qendra e konsultave, nje nga institucionet qe dëshmon se si sorollaten pa fund pacientet nga i gjithë vendi per te marre ilaçet me rimbursim.
Te rinj, te moshuar, te gjithë te sëmure, detyrimisht duhet te kryejnë konsultën tek mjeku specialit ne QSUT, pa firmën e te cilit nuk merren barnat e rimbursueshme, kryesisht ato te kushtueshmet.
Por përtej shpenzimeve dhe kohës se humbur, a mund ti përballoje nje i sëmure këto ecejake?
Por edhe vete mjeket specialiste ne QSUT nuk e mbështesin skemën e marrjes se barnave se rimbursushme. Per Vizion Plus ata tregojnë se dyndja e pacienteve nga i gjithë vendi ne qendrën spitalore i ka kthyer mjeket ne noterë.
Mjeku nefrolog Ahmet Duraku deklaron se zgjidhja e këtij problemi do te ishte pajisja e spitaleve me mjeke specialiste dhe aplikimi i firmës elektronike.
Por deri sa Ministria e Shendetesise te nise aplikimin e firmës elektronike apo te zgjidhe mungesat e mjekeve ne rrethe, pacientet shqiptare do te do te vuajnë dyerve te QSUT per te marre falas ilaçet qe ua rimburson vete shteti.