Ora News-Denoncuan qytetarët, përjashtohen tre zyrtarë të zyrave të Hipotekës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre zyrtarë hipotekash, në Tiranë dhe në Fier janë përjashtuar sot nga ministrja e Drejtësisë pasi mori në shqyrtim ankesat e dy qytetarëve në portalin ?Shqipëriaqëduam.al?

Rasti i parë ishte në Fier dhe ministrja urdhëroi përjashtimin e juristit pranë zyrës rajonale Fier.

Rasti i dytë, një qytetare nga Tirana që kishte aplikuar te zyra rajonale Tiranë dhe dokumentet kishin ngelur për firmë pranë drejtorive përkatëse.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për median ku pasi dha lajmin e përjashtimeve paralajmëroi shkarkime të tjera në rastet kur vihen re abuzime me detyrën.

Për më shumë lexoni në:http://145.239.2.153/article/denoncuan-qytetaret-shkarkohen-tre-zyrtare-te-zyrave-te-hipotekes