Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu u shpreh se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike. Deklaratat ambasadori i bëri gjatë një pritje në presidencë në 100 vjetorin e themelimit të strehëzës së parë varfnore. Ndërsa presidenti Meta u shpreh se forcimi i shtetit ligjor dhe mbështetja e familjeve biologjike do të reduktojnë rastet e braktisjes së fëmijëve.
Në 100 vjetorin e krijimit të strehëz së parë vorfnore, që akomodoi 50 fëmijët e parë në Shqipëri Presidenti i vendit Ilir Meta dhe ambasadori i SHBA Donald Lu përcollën mesazhe të qarta se shteti ligjor duhet të mbrojë së pari këtë kategori të vecantë. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ambasadori i SHBA Donald Lu tha se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
Lu: ?100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ndihmuar në ngritjen e strehës vorfnore. Sot SHBA vazhdojnë të mbështesin shpresat e popullit shqiptar nëpëmjet fuqizimit të FA shqiptare, luftës kundër krimit të organizuar, të zhvillimit të institucioneve demorkatike përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi. Së fundmi më lejoni të falenderoj presidentin për organizimin e aktivitet të sotëm dhe Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve shqiptarë për përgatitjen e kësaj ekspozite të bukur fotografike. Siç mund ta dini streha vorfnore është komshi me Ambasadën. Dhe ne i urojmë komshinjve tonë të dashur edhe 100.?
Për më shumë lexoni në:http://145.239.2.153/article/lu-shba-mbeshtet-shpresen-e-popullit-shqiptar-ne-luften-kunder-krimit-te-organizuar