Report TV - Nuk paguhen nga firma kontraktore, puntorët e Bypass-it të Fierit vijojnë protestat

2018-05-09 0

FIER-Punëtorët e 55 kompanive nënkontraktore të unazës së Fierit (e njohur si bypass-i), por edhe të Vlorës janë bashkuar në një protestë të dytë për pagat që nuk kanë marrë nga kompania ?Serenisima?.

Protesta është zhvilluar në Mbrostar, ndërsa kanë bllokuar rrugën për disa minuta, por më pas ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.

Punëtorët kanë paralajmëruar se protesta e tretë do të zhvillohet para kryeministrisë duke kërkuar që qeveria të ndërhyrë për të zgjidhur problemin

Punëtorët deklarojnë se nuk marrin pagat prej një viti, ndërsa punimet janë ndërprerë.

Free Traffic Exchange