“Dashuri e pafund”, seriali më i mirë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është seriali më i mirë i vitit. ?Dashuri e pafund?, që ndiqni çdo mbrëmje në ekranin e Vizion Plus ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Amy Awards për kinematografinë në botë.



Ceremonia u mbajt një natë më parë në Teatrin Hilton në New York. E në tapetin e kuq ku parakaluan yjet e kinematografisë nga e gjithë bota, regjisorët e producentët e serialit ?Dashuri e pafund? kanë pozuar si triumfues.




Seriali turk ka arritur të tërheqë shikues nga e gjithë bota, jo vetëm sepse grish me historinë e dashurisë, aksionin dhe mënyrën e realizimit të imazhit, por edhe sepse kasti i aktorëve është cilësuar më i miri, shumë përpara se ?Dashuri e pafund? të blihej nga e gjithë bota.



Publiku shqiptar ka mundësi ta ndjekë ?Dashuri e pafund? nga e hëna në të premte në ora 19.45 ne Vizion Plus.



Aktorët më të vlerësuar të momentit në Turqi, pjesë e kastit ?Dashuri e pafund? tanimë kanë fituar vëmendjen e producentëve të filmave, klipeve e reklamave në të gjithë Europën.