Në aktivitetin e organizuar nga Presidenca në kuadër të ?Javës së Fëmijëve Jetimë? ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.
?100 vite më parë Amerika erdhi këtu për të ngritur strehën e fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi? deklaroi ambasadori Lu.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë angazhuar fuqishëm në Shqipëri për zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila pritet që të largojë të korruptuarit për të hapur rrugën e negociatave. Në Shqipëri prej disa ditësh ndodhen ekspertë nga FBI, por edhe vende të tjera të BE për të asistuar institucionet shqiptare.