Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, duke plagosur një person. Policia bën me dije se ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi Vladimir Ymeri, 53 vjeç, si dhe janë djegur mbetjet toksike të naftës.
"Sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr (digjen mbetjet toksike të naftës). Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", sqaron policia.