Report TV - Arbian Mazniku: Kemi shumë për të mësuar nga ekselenca italiane

2018-05-09 1

Siguria dhe qëndrueshmëria ushqimore ishte në qendër të seminarit ?Rëndësia e përvojës italiane për të promovuar një model rritjeje të qëndrueshme të sektorit të Agro-ushqimor? organizuar nga Ambasada e Italisë. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, u shpreh se mbështetja për sektorin e bujqësisë duhet të këtë si qëllim edhe ruajtjen e vlerave të produkteve tipike shqiptare.
"Sipas të dhënave të fundit, 43% e eksproteve të Shqipërisë shkojnë në drejtim të Italisë, ndërsa 49% e importeve në Shqipëri vijnë nga Italia. Unë mendoj se Shqipëria nuk duhet të humbasë vlerën e jashtëzakonshme që ka me produktet lokale. Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për të punuar së bashku edhe në këtë sektor"-thekson ai.

Ndërsa Federico Puizzarotti, kryetar i bashkisë së Parmës, u ndal në bashkëpunimin mes dy vendeve për sektorin Agro-ushqimor.

"Këtë vit, kemi zgjedhur Shqiëprinë, konkretisht Tiranën, fillimisht duke u nisur nga raporti i mirë mes dy vendeve tona. Së dyti, do të kemi takime me kryebashkiakun e Tiranës dhe përfaqësues të qeverisë, për të forcuar bashkëpunimin, në mënyrë që të rrisim cilësinë e produkteve bujqësore"-shprehet ai.