Ora News – Inxhinierët e Maliqit, ja e vërteta e ekzekutimit më të bujshëm në vitin 1946

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inxhinierë, familjarë dhe përfaqësues të autoriteteve shtetërore për hapjen e dosjeve kanë kujtuar inxhinierët e Maliqit të cilët u ekzekutuan në mënyrë të bujshme në vitin 1946.

Në 71 vjetorin e ekzekutimit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit të akuzuar si sabotator dhe bashkëpunëtor të agjenturës angleze UNRRA, Autoriteti mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë kanë publikuar të vërtetën për ekzekutimin më të bujshëm pas gjyqit publik të nëntorit të vitit 1946.

Drejtuesja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve theksoi nevojën për t'u përballur me transparencë me të shkuarën, duke konsoliduar demokracinë.

Gentiana Sula: Ne kemi filluar që në rrugën tonë për rehabilitimin e viktimave të krimeve të komunizmit jo vetëm të përshkruajmë pjesën përndjekjes por njëkohësisht të japim dhe dimensionin njerëzor dhe dimensionin profesional të atyre njerëzve. Ajo që të bën përshtypje është jo vetëm profili shumë i lartë profesional dhe njeërzor, përgatitja teknike shumë e lartë e personave. Por të bën përshtypje që ekipi është miks, pra ka inxhinierë italianë, shqiptarë, austriakë. Është një grua e cila është kroate dhe aty tek figura e saj fisnike dhe e pashme, një personalitet, një inxhiniere, është dhe dhimbja edhe më e madhe dhe kulmi i presionit, një grua shtatëzënë e cila ekzekutohet.

Për profesoreshën e Inxhinierisë, qeveria e asaj kohe e cila kishte nisur linjën e shkëputjes nga perëndimi tha se ekzekutimi i tyre ishte nje justifikim.

?Këta njerëz të shkolluar, të edukuar në Universitetitet më të mira të Europës, ndodhi të ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Ajo që qeveria e asaj kohe nuk mundi ta pranonte ishte që të dështonte në këtë projekt. Kishte angazhuar të gjithë propagandën e saj për projektin e Maliqit, ishte një projekt madhor që do ti jepte shumë kredite qeverisë dhe kur në shtator e kuptoi që nuk kishte shanse të takohej afati që ishte caktuar për tharjen e kënetës së Maliqit në 1 tetor, atëherë filloi të ndryshonte muzikën?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/inxhinieret-e-maliqit-ja-e-verteta-e-ekzekutimit-me-te-bujshem-ne-vitin-1946