Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një nga çështjet me të diskutuara për problemet e mjedisit. Duke kërkuar zgjidhje për këtë temë, Klik Ekspo Group? organizon në Tiranë ?Ekspo Kongresin e parë Ndërkombëtar për menaxhimin dhe trajtimin e integruar të mbetjeve, në gjendje të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë?. Ky aktivitet i rëndësishëm, që zhvillohet nga datat 23 deri më 26 nëntor?, bën bashkë akademikë, profesorë dhe specialistë të mjedisit.
?Ne shfrytëzuam marrëdhënien me Klikun, sepse pa atë nuk mund të bëhet dot një kongres mbarëkombëtar. Na jepet mundëasia që të bashkojmë këtë frymë bashkëpunimi ekonomik, me frymë shkencore, me frymë organizimi që t?i japim qeverisjes të çfarëdo lloji qoftë ajo, sot apo nesër apo kushdo që vjen, një lloj orientimi se si zgjidhen në mënyrë inxhinierike mbetjet e vendit?-shprehet Guri.
Ambientalisti dhe studiuesi Sazan Guri shprehet se një nga kontributet afatgjata të Kongresit do të jetë hartimi i ?Kartës së Kongresit?.