Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre të arrestuarit e parë të operacionit Forca e Ligjit në Fier do të përballem me akuza minimaliste para drejtësisë.
Kujtim Kuçi, Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmetaj akuzohen vetem për prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.
Ndaj në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë, gjykata e Fierit la në ?arrest shtëpie? Kujtim Kuçin si person i paaftë për të qëndruar në burg, pasi është i paralizuar dhe lëviz me një karrige me rrota.
Sakaq gjykata la në burg dy të arrestuarit e tjerë Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmetaj.
Duke iu referuar njoftimit të policisë të datës 15 nëntor, tre arrestuarve iu kapën 133 gram kanabis sativa dhe 2 armë zjarri pistoleta dhe dy thika.
Ka qenë vetë policia që ka referuar vetëm këto vepra penale në ngarkim të tre të arrestuarve ndryshe nga sa deklaroi në finalizim të operacionit kur u fol për grup kriminal me veprimtari në trafik droge, vrasje e pengmarrje.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ne-karrige-me-rrota-lirohet-nje-nga-anetaret-e-grupit-kriminal-ne-fier