Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 23 vjeçare humbi jetën ndërsa një tjetër grua mbeti e plagosur rëndë në harkun e pak orëve në aksin Mamurras-Milot pasi kaluan rrugën mes për mes. Ngjarjet e rënda u regjistruan në Gjormë dhe Patok, të njohura si njolla të zeza të aksidenteve. Por një vëzhgim pak orë pas ngjarjeve tregoi se këmbësorët vijojnë të ecin mes përmes rrugës për të kaluar në anën tjetër, edhe pse shpesh herë mbikalimin e kanë vetëm pak metra larg.
Edhe pse ka një mbikalim vetëm për këmbësorët siç shihet nga pamjet në video, banorët kalojnë fare pranë këtij mbikalimi duke kaluar mes për mes rrugës që është kthyer në një rrezik real për aksidentet.
Kamera e Ora News, arriti ti shkëpusë këto pamje vetëm pak minuta pasi një 23 vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë në aksin Mamurras-Milot, pranë fshatit Gjormë.
Viktima Davida Doda 23 vjeçe, sipas informacioneve të para dyshohet se i ka prerë rrugën makinës duke evituar mbikalimin dhe duke u kthyer kështu në viktimë.
E reja kishte kaluar autostradën mes për mes për të blerë ilaçe në një farmaci në anën tjetër të rrugës dhe në kthim u përplas nga kjo makinë që drejtohej nga një shtetas kosovar të identifikuar vetëm me incialet G. S 30 vjeç.
Drejtuesi i makinës u shoqërua nga policia për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/viktimat-e-pakujdesise-kembesoret-evitojne-mbikalimin-mes-mes-rruges