Report TV - Ministri Bushati: Eskpozita do të prezantohet edhe jashtë vendit

2018-05-09 1

Ekspozita ?Ngjyrat e Shqipërisë? (Colours of Albania) me fotot më të mira të konkursit që promovon Shqipërinë në botë është çelur këtë të martë në sallën COD në Kryeministri. Në mes të fotove të zgjedhura është edhe ftuesja e konkursit për 2017-n, që ka për autore Alla Simacheva-n.
Ceremonia e çeljes së ekspozitës është bërë në praninë e Ministrit Ditmir Bushati, i cili ka zhvilluar edhe një takim me pjesëmarrësit e nismës për promovimin e Shqipërisë përmes ngjyrave

?Kemi pasur bashkëpunim të institucioneve tjera, të fondacioneve apo të përfaqësuesve të ndryshëm të bizneseve të cilët operojnë në Shqipëri dhe kanë qenë bashkë-mbështetës të kësaj nisme. Qeveria Norvegjeze ka qenë gjithashtu një mbështetëse e kësaj nisme dhe Këshilli Britanik gjithashtu.

Jemi përpjekur që një pjesë të këtyre ekspozitave ti hapim edhe nëpër vende të tjera, qoftë në disa vende kyçe të BE apo edhe në vende të tilla siç është Pekini. Të krijojmë mundësinë për ta bërë sa më atraktive dhe të lidhim sa më shumë foton apo momentin që është shkrepur në këtë foto me bukuritë dhe potencialin e pa shfrytëzuar që ka Shqipëria?, Tha Bushati.

Ngjyrat e Shqipërisë numëron më shumë se 20 mijë fotografi. Ky konkurs do të vijojë edhe edicione të tjera duke u pasuruar me ide të reja nga të rinjtë për promovimin në mediat sociale.

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës e natyrës.