Zv.ministria e mjedisit ishte e ftuar në Report Tv, ku foli për nismën më të re të marrë për pastrimin e ambienteve të ndotura. Cuci shpjegoj se prioritet do kenë zonat turistike, më pas në të gjithë territorin e vendit, kjo do të bëhet në bashkëpunim me bashkitë dhe qytetarët.
Intervista e plotë:
Ne nuk e kemi një buxhet prej 6 milion euro por mund të gjejmë një zgjidhje tjetër, unë them se kjo arrihet nëpërmjet vullnetit për të ndryshuar mjedisin.
Cilat janë qytetet më problematike?
Në Shqipëri janë 38 Hot Spote, me ndotje katastrofike por janë të trashëguara nga komunizmi. Ne mund të pastrojmë Shqipërinë duke bashkëpunuar me secilën prej bashkive edhe qytetarët.
Hot Spotet nuk quhen as landfill sepse nuk janë me asnjë leje mjedisore, kanë ndotje më të lartë. Ne nuk jemi fokusuar në një qytet por në disa, kryesisht te akset kryesore rrugore, lumenjtë vendet turistike.
Marrim rastin e guroreve, ne i kemi kontrolluar të gjitha lejet e këtyre guroreve, rezultojnë se janë kompani të huaja dhe nuk i plotësojnë kushtet e mjedisit as 70 %. Në tavolinë po të llogariten standardet e guroreve tw siguroj se vetëm 10 % ngelen nga krehja.
Kur do ti shikojmë rezultatet?
Kur filluam ndërhyrjen në lumin Erzen, kemi arritur rezultate konkrete, u pastruan shumë hapësira. Disa prej qytetarëve na telefonuan dhe na falënderuan për pastrimin e lumit. Do të kemi edhe ndërhyrje në lumenj të tjerë jo vetëm në Erzen.
Ftoj të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme sepse është në të mirën tonë.