Ora News – Nis vettingu, nën kontroll aktualisht 13 prokurorë, mes tyre Llalla

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka aktualisht në proces kontrolli dosjet e 13 prokurorëve që janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nis-vettingu-nen-kontroll-aktualisht-13-prokurore-mes-tyre-llalla