Erion Braçe ngre pikëpyetje për koncesionin e Hemodializës. I ftuar në ?45 minuta? Braçe tha se do kërkojë transparencë se sa persona, të cilët kanë nevojë për dializë, përfitojnë nga ky shërbim.
Ai shtoi se për të gjitha dyshimet për këtë koncesion do ta ndriçojë ish-ministri i Shëndetësisë i PS, Petrit Vasili i cili edhe personi që ka firmosur dhënien me koncesion këtë shërbim.