Report TV - Kompanitë off-shore që kanë fituar konçensionet në Shqipëri

2018-05-09 0

Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se qeveria duhet të ndalojë me ligj, dhënien e koncesioneve kompanive që rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.

I ftuar në emisonin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Braçe komentoi debatin me ministrin Ahmetaj dy javë më parë në komisionin e Ekonomisë, ku kërkoi numrin e këtyre kompanive të cilat operojnë në Shqipëri. "Qeveria ka sjellë në Kuvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri, duhet të ndalen. Duhet të ndalohen me ligj", u shpreh Braçe.

Z.Braçe, pyetjet që i keni drejtuar z.Ahmetaj, lidhur me kontratat e fituara nga kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale. Keni marrë përgjigje nga z.Ahmetaj për koncesionet off-shore të cilat siç tha nuk i ndalon ligji?
Qeveria ka sjellë në Kubvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Të enjten konferenca e kryetarëve përcakton punimet e Kuvcendit dhe do jetë në rendin e ditës gjatë muajit dhjetor. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Do duhet të bëhet një mbledhje grupi ku do të parashtroj po atë shqetësim që ngrita në komisionin e Ekonomisë. Pastaj do testojmë vullnetin e maxhorancës.

Ahmetaj mori rastin e një off-shore për një njeri që ka qenë pranë qeverisë Berisha...
Kjo historia e fakteve dhe provave kohët e fundit ka ardhur në vëmendjen e opinionit publik. Unë s'mund të flas pa fakte. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri duhet të ndalen. Ministri thotë se nuk ka ligj për këtë gjë. Këto koncesione duhet të ndalohen me ligj.

Sa është kjo listë? Sa kompani off-shore kanë marrë para nga fondet publike?
Ministri i Ekonomisë do paraqesë pranë komisionit një informacion shterues për kompanitë. Bankers është një prej tyre, Stream Oil, kjo e markimit të karburanteve gjithashtu. Ka kompani që kanë ndryshuar pronar pas marrjes së koncesionit në Shqipëri. P.sh, kompania që ka marrë kontratën për skanimin e kontenierëve u shpall me origjinë nga SHBA. Gjatë fillimit të procesit të punës, rezul...