Historia e dashurisë së këngëtares Besiana Kasami e njohur me emrin e artit Big Mama është përfolur gjatë në rrjetet sociale.
Por, sot këngëtarja i ka dhënë fund dilemave në studion e ?Rudina?, në Tv Klan.
Big Mama sqaroi se nuk kishte planifikuar dasmë, teksa shtoi se ka qenë në një lidhje serioze, por ndarja është definitive.
?Nuk ishte planifikuar dasëm, portalet kanë martuar.
Unë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private. Por kam qenë dhe dua të jem transparente me publikun. Kam thënë diku që jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kaq u desh dhe portalet më martuan.
E vërteta është që isha në një lidhje, por nuk eci dhe ndarja është definitive, jemi dy tipe të kundërta. Unë përshëndes familjen e tij, kemi kaluar shumë bukur, gjithçka ishte me mirëkuptim?, tha këngëtarja.