Report TV - Grupi anti-Basha, Harxhi dhe Kulluri: propozuam 15 ndryshime statutore

2018-05-09 0

Partia Demokratike vijon të kalojë një gjendje të vështirë përçarjeje, e cila u krijua që me marrëveshjen politike Rama-Basha të 18 majit, për t?u thelluar më tej me humbjen e thellë që pësoi më 25 qershor dhe më tej me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD më 22 korrik. Të gjitha këto ngjarje të pak muajve krijuan dy fronte brenda PD, një pjesë që mbështesnin Bashën dhe fronti tjetër, që fajësonte këtë të fundit për gjithçka po kalonte partia.
Disa prej zërave kundër Bashës sot kanë prezantuar një dokument, i cili propozon 15 ndryshime në statutin e PD. Iniciativa u prezantua nga Edit harxhi dhe Edvin Kulluri, të cilët deklaruan se kanë për qëllim bashkimin dhe ringritjen e partisë.

?Iniciativa për ndryshime statutore për bashkimin dhe ringritjen e PD. Ndryshimet për ristrukturimin strukturave të PD, kufizojnë pushtetin e kryetarit dhe zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Të kufizohet numri i anëtarëve të Kuvendit kombëtar të PD?, tha Harxhi.

Ndërkohë, grupi anti-Basha i krijuar pas marrëveshjes së 18 majit kryesohej nga ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, dhe ku u bashkuan disa figura të njohura dhe me peshë në PD, siç ishin Besnik Mustafai, Majlinda Bregu, etj, por tashmë duket të kemi një tjetër grup, që deklaroi se nuk është as me Bashën dhe as me Patozin.

Më poshtë keni edhe përmbledhjen e propozimeve për ndryshimet statutore të Partisë Demokratike.

1. Ndryshimet Statutore të Partisë Demokratike kanë për qëllim demokratizimin, bashkimin dhe ringritjen e Partisë mbi baza të forta institucionale ku Statuti i Partisë, pra Kushtetuta e saj bëhet dokumenti më i rëndësishëm i kësaj force politike dhe ku askush nuk mund të dalë mbi ligjin (në këtë rast Statutin e Partisë) dhe çdo vendimmarrje merret në përputhje me këtë statut. Shkelja e Statuti nga çdo nivel i Partisë apo anëtar i saj ka penalitete që parashikohen në këto ndryshime statutore.

2. Si një Parti e djathtë ku barazia para ligjit është në themel të parimeve të Partisë, ndryshimet statutore të propozuara janë një gur themel për ringritjen, bashkimin dhe mirë funksionalizimin e Partisë. Ndryshimet Statutore që propozohen përbëjnë një nga sistemet më eficiente të funksionalizimit të Partive të bazuara në liberalizmin klasik, por edhe mund të shërbejnë si një pikënisje e mirë për demokratizmin e të gjithë partive politike në vend, pasi vlera e tyre është demokracia e brendshme, zbatimi me rreptësi i statutit dhe liria e çdo anëtari.

Free Traffic Exchange