Ora News – Gjiknuri: Kemi kontrata për 300 mln euro investime. Rrezik ulja e prodhimit të energjisë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i është përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se TAP dhe Devolli janë të vetmet investime private. Në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se janë të lidhura disa kontrata me gati 300 mln euro investime. Ai përmendi Hec- in e Kalivaçit dhe të Poçemit si dy projekte me investim 200 mld dollarë.

Gjiknuri: Investimet private do të vazhdojnë. Ka një shqetësim të vazhdueshëm se çfarë do të ndodhë me ciklin e investimeve në momentin kyur TAP-i dhe Devolli të mbarojnë, po ju them që sot që flasim në kemi kontrata të lidhura të reja për gati 300 mln euro të tjera investime. Këtu përfshihet HEC-i i Kalivaçit, i Poçemit që të dyja bashkë kanë një stok prej 200 mln dollarë investime dhe janë mbi 100 mln dollarë investime ku është HEC-i i Shalës dhe disa HEC-e të tjera që kanë kontraktuar kohet e fundit, të cilët do të shërbejnë si një balancë e mirë për të mos u ulur nga ai ritëm.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gjiknuri-kemi-kontrata-300-mln-euro-investime-kemi-ulje-te-prodhimit-te-energjise