Report TV - Hapet dosja e inxhinierëve të ekzekutuar që punuan për tharjen e kënetës së Maliqit

2018-05-09 1

Autoriteti për Dosjet e diktaturës ka prezantuar një nga dosjet më të errëta të periudhës së komunizmit që lidhet me ekzekutimin e inxhiniereve më të shquar shqiptarë që punuan për tharjen e kënetës së Maliqit.
Është hapur një nga dosjet më të errëta në historinë e diktaturës Komuniste, ajo e inxhinierëve që punuan për tharjen e kënetës së Maliqit që u ekzekutuan pas një gjyqi të bujshëm në nëntor të 1946-s.

Është dosja e të ashtuquajturës ?Organizatë tekniko-sabotatore? që përbëhej nga Abdyl Sharra, kryeinxhinier: Kujtim Beqiri, drejtor në punimet e Maliqit dhe i diplomuar me medalje të artë në Universitetin e Vjenës; Vasil Mano, inxhinier në kënetë e bashkëshortja Zyrika (e cila u pushkatua shtatzënë). Kjo ka çuar në zbulimin e së vërtetës së ekzekutimit të viktimave të pafajshme.

?Që në shkurt të vitit 1946, regjimi i thuri piketat se si do të vazhdonte në të ardhmen. Dy piketat kryesore sigurisht ishte vijimi i luftës së klasave, që do të thoshte eliminimi i të gjithë kundërshtarëve politik, si dhe përqasja më në lindje në politikën e ardhshme?- theksoi historiania, Sonila Boçi.

Autoriteti për Dosjet në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit organizuan me këtë rast një takim përkujtimor. Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave.

?Inxhinier Beqiri kur është varur ka kapur këtu litarin dhe ka rrëshqitur i gjallë në tokë. Atëherë ky luti zotin natyrisht, njerëzit thirrnin faleni, faleni!, por komunistë nuk bënin falje. Ka vrapuar prokurori hamëz nezai dhe e ka ngritur në stol dhe e ka goditur me pistoletë pas kokës?- tha djali i Kujtimi Beqirit.

Ajka e Inxhinierëve që hodhën themelet e ndërtimit të vendit u akuzuan nga regjimi për lidhje dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s; bashkë me ta u dënuan Pandeli Zografi dhe Mario Guarnieri, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdha, Anastas Risto dhe Jani Vasili.