Një nga tre të arrestuarit në operacionin ?Forca e Ligjit? më 15 nëntor në qytetin e Fierit ka fituar lirinë nga gjykata, pasi prokuroria ka dërguar atë sëbashku me dy të arrestuarit e tjerë vetëm me akuzën e mbajtjes së 130 gr kanabis.
Ai është Kujtim Kuçi dhe sipas gjykatës për arsye shëndetësore pasi është me karrocë me rrota nuk mund të qëndrojë në qeli por me masë arresti në shtëpi deri në përfundim të hetimeve.
Në qeli kanë mbetur Bashkim Ahmeto dhe Dritan Tusha ndërsa për ta prokuroria është paraqitur në gjykatë me akuzën e mabjties së bimëve narkotike canabis, prej 130 gr sasi kjo e kapur Ahmetos dhe Tushës. Kjo akuzë sqaruan burimet për Report Tv nga akuza e Fierit është për hetimet paraprake pasi ende nuk kanë referimin e plotë për një grup të strukturuar kriminal ndaj të cilit rëndojnë dhe vrasje e krime të tjera të rënda.
Më 15 nëntor policia e Fierit bëri publik operacionin dhe sqaroi se kishte arrestuar në flagrancë Kuçin, Ahmeton dhe Tushën dhe kishte arritur të sekuestronte automjete të blinduara, 2 armë gjahu, 1 dedektor valësh, një shkop gome, një thikë, 8 celular, dhe 900 euro.