Lezhë, 5 mijë banorë pa energji elektrike, banorët: Nuk është ndërhyrë prej vitesh në rrjet

2018-05-09 0

Me fillimin e reshjeve dhe stuhive, furnizimi me energji elektrike elektrike, në zonën e Lezhës është kthyer në problem shqetësues për shkak të defekteve në rrjet. Situata më problematike paraqitet në zonën e Torovicës.

Linja elektrike që furnizon me energji 5 mijë banorë është duke u rrëzuar. Si për të treguar vitet e tyre, shtyllat janë anuar, kurse telat e arnuara dëshmojnë problematiken e rrjetit. Në këto kushte, pas çdo reshje shi,u banorët e Torovicës, Malecajve, Kolajakajve e Shkembit të kuq, zhyten në errësirë. Banoret thonë se në rrjetin elektrik të kësaj zone nuk është ndërhyre prej shumë vitesh.
?Kur bie shi, duke qenë se izolatorët janë të çarë, fusin lagështirë dhe bëhet masë se janë linja të tëra për tokë. Janë linja që në ?70 dhe nuk ka vënë askush dorë mbi të. Shtyllat janë anuar, njëra majtas e tjetra djathtas. Sa herë që bie shi ikin dritat. Tani e kam siguruar, kamë një kandil të vogël dhe e kamë rregulluar me naftë?, thonë banorët.

Gjasat janë që edhe këtë dimër banorët e 4 fshatrave ta kalojnë në errësirë. Megjithatë pagesat e fatura i bëjnë rregullisht riparimi i rrjetit elektrik nuk po kryhet.