“Shqiperia te ndjeke modelin austriak per te zhvilluar bujqësine”

2018-05-09 2

Reforma në Drejtësi do të jetë kyçe për të shtuar investitorët e huaj në Shqipëri.

I këtij mendimi është ambasadori austriak Johann Sattler, i cili nuk harron të këshillojë vendin tonë që të shfrytëzojë edhe potencialet që ka, sidomos në fushën e bujqësisë.

?Në Shqipëri 70% e tokës është në zona malore, por ne në Austri i shfytëzojmë të gjitha kushtet topografike të saj. Edhe Shqipëria mund të ndjekë modelin tonë, të rrisë prodhimin në këto zona dhe të drejtohet ndaj cilësisë e jo sasisë.?

Anëtarët e qeverisë shqiptare mendojnë se modeli austriak mund të zhvillohet sidomos në fushën e blegtorisë.

Aktualisht bujqësia zë përqindjen më të ulët në peshën e rritjes ekonomike, ndërkohë që përballë sektorëve të tjerë, është dega që ka patur rritjen më modeste në vitet e fundit.