Ylvi Beqja serish perballe Emiljano Shullazit

2018-05-09 0

Ylvi Beqja pritet të rikthehet përsëri si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtoreve të tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që biznesmeni të ketë dy ballafaqime, njerin me noteren e Aida Spahiu në zyrën e së cilës ai firmosi për ta kaluar në pronësi të Shullazit 30% të ish-hotel Vollgës.

Përballjen tjetër Beqja do ta ketë me ish-badigardin e tij. Ballafaqimi i tretë do të jetë mes Besnik Musait edhe ky dëshmitarë i mbrojtur i drejtësisë në këtë proces dhe noteres Aida Spahiu.

Në seancën e kësaj të martë pati debatë mes avokatëve dhe prokurorisë për lejimin e leximit të deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka në hetimin paraprak.

Mbrojtësit kundërshtojnë leximin e tyre, pasi sipas tyre, proceverbali i marrjes në pyetje të Zakës ka probleme. Avokatët thonë se në datën 26 Maj 2016, kur ai pretendohet se është marrë në pyetje rezulton të ketë qenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.

Tv Klan

Free Traffic Exchange