Shoferi i Tahirit: Patentat i lashe une ne makinen e Orest Sotës

2018-05-09 1

Shoferi i ish-ministrit Saimir Tahiri, Genti Ceka është marrë në pyetje pasditen e të henës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai ka dhënë sqarime lidhur me 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, të cilat u gjetën në makinën e Orest Sotës sëbashku me 863 mijë euro.

Ceka ka sqaruar para prokurorëve se i kishte harruar ai ato dokumente në makinë e 25 - vjeçarit 2 muaj më parë, kur ai i kishte marrë në Durrës. Sipas tij, Sota nuk ka lidhje me këtë histori dhe se është faji i tij që i ka lënë në kroskotin e automjetit.

Kjo dëshmi konfirmohet edhe nga disa përgjime që prokuroria ka kryer ndaj tij, ku ai mban të njëjtin version. Duke qenë se Genti Caka nga prokuroria konsiderohet një nga njerëzit më të afërt, ndaj tij ka nisur dhe një verifikim pasuror.

Ndërsa grupi hetimor gjatë kësaj jave ka marrë dëshmitë e disa personave të tjerë për çështjen Tahiri ?Habilaj, ndër ta dhe oficerë policie. Por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer disa veprime konkrete hetimore në dosjen voluminoze Habilaj - Tahiri - Sota dhe në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime konkrete.