Ora News – Akuzat për Dakon, Paloka: Rama hesht derisa të kapë plotësisht Prokurorinë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Edi Paloka vijoi sot me denoncimin ndaj kryetarit të bashkisë Durrës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Paloka dha se Rama po mbron politikisht Dakon, ashtu siç bëri me Saimir Tahirin.

Paloka tha se "qëllimi i Ramës dhe Dakos është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë."

Paloka: Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj - në Durrës, Elbasan, Tiranë.

Formula është ?përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin?.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/paloka-rama-mbron-politikisht-vangjush-dakon

Free Traffic Exchange