Ora News- Rama: 1 mijë leje mjedisore pa kriter. Janë fotografuar 9100 vende hedhje mbetjesh

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aksioni për pastrimin e mjedisit dhe të kthehet në një operacion i cili të jetë afatgjatë. Në prezantimin e këtij operacioni, Rama tha se janë dhënë 1 mijë leje mjedosore pa asnjë kriter.

Shefi i qeverisë deklaroi gjithashtu se janë fotografuar 9100 vend hedhje pa kriter pa karar plehrash në gjithë hartën e Shqipërisë.

Gjithashtu Rama tha se në këtë operacion do të përfshihet edhe policia e shtetit.

Rama: Ne kemi bërë një reflektim të gjatë dhe të thellë për ti dhënë vazhdimësi këtij aksioni duke e kthyer në një operacion afatgjatë dhe për ta shoqëruar të gjithë këtë proces me disa ndërhyrje të rëndësishme të natyrës ligjore dhe me disa ristrukturime të rëndësishme brenda për brenda mekanizmit të qeverisjes në mënyrë që çdo vit kur dita e këtij aksioni të vijë Shqipëria të jetë me e pastër se një vit më parë.

1 mijë leje mjedisore që janë lëshuar pa kriter dhe pa karar dhe më pas nuk ka ndodhur asgjë në monitorimin e respektimit të tyre dhe prandaj sot kemi situata dramatike plagë të hapura në territor në të gjitha aspektet e këtij fenomeni të tmerrshëm të ndotjes që prek kudo, prek trupin e vendit, trupin e njeriut pa mëshirë si rezultat i mos marrjes së përgjegjësisë.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/rama-aksioni-pastrimin-do-te-kthehet-ne-operacion