Llalla ikën në 3 Dhjetor, EURALIUS dhe OPDAT japin opinion per zgjedhjen e kryeprokurorit te ri

2018-05-09 2

Pas datës 3 dhjetor kur mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla, Kuvendi duhet të zgjedhë një kryeprokuror të Përkohshëm deri në zgjedhjen e Këshillit të Prokurorisë. OPDAT dhe EURALIUS kanë dhënë opinion për këtë çështje, duke theksuar gjithashtu se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit.
Zgjedhja e një prokurori i cili është emëruar që të kryeje funksionet e një prokurori të përgjithshëm ne një periudhë tranzitore. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar (tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm

Pas renditjes edhe të të gjithë kuadrit të ri ligjor por edhe të parashikimit kushtetues në këtë rast misioni i BE dhe SHBA deri në konkluzionin se me mbarimin e mandatit të Llallës i hapet rrugë zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, por që plotëson kriteret e parashikuara në ligj. Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Free Traffic Exchange