Dëshmon shoferi i Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoferi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ishte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasditen e së hënës. Gentian Ceka mësohet se dha dëshminë e tij lidhur me patentat e Saimir Tahirit të gjetura në makinën e biznesmenit 25 vjeçar Orest Sota. Sipas Cekës, patentat ishin harruar aty prej tij, pasi automjeti me të cilin lëvizte Sota ishte përdorur përkohësisht nga Ceka.Organi i akuzës ka disa përgjime të shoferit të ish-ministrit të brendshëm Tahiri, ku ai i shprehet babait të Orest Sotës se patentat i kishte harruar gabimisht në automjetin e 25 vjecarit.?Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty?.Prokuroria e Krimeve të Rënda për herë të parë bashkoi zyrtarisht dosjen Tahiri-Sota-Habilaj, ndërsa u shpreh se dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit.Sipas akuzës të gjitha të ardhurat janë frut i aktivitetit kriminal të Saimir Tahirit në trafikun e narkotikëve.