Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Sheshi Skënderbej, një hapësirë fantastike pedonale?. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Parmës, Federico Pizzaroti, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin diskutoi rritjen e bashkëpunimit në çështjet kulturore, mobilitetit dhe teknologjisë së avancuar në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Dy homologët vlerësuan se dëshira e përbashkët për bashkëpunim do të përkthehet në realizimin e disa projekteve konkrete dhe të prekshme për qytetarët.
?Jam shumë i lumtur që kemi filluar një bashkëpunim konkret me Parmën, kryesisht për çështjet e kulturës, por edhe për çështjet e mobilitetit dhe qytetet inteligjente. Për ne është fat që jemi pranë Italisë, pranë Parmës, që jemi pranë qyteteve që tashmë janë udhëheqëse të zhvillimit dhe modernizimit në Europë, e mezi pres që të bëjmë më shumë?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/kryetari-i-bashkise-se-parmes-pizzaroti-sheshi-skenderbej-nje-hapesire-fantastike-pedonale