Tirana, bashkëpunim me Parmën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimi më i madh i Bashkisë Tiranë, që nga koha kur administrohet nga Erion Veliaj, është rikonceptimi tërësor i Sheshit ?Skenderbej?. Transformimin e kësaj hapësire, në funksion të qytetarëve, është vlerësuar nga kryebashkiaku i Parmës Federico Pizzaroti, gjatë takimit me Veliajn.



?Folëm për kulturë, ekonomi, por edhe për teknologjitë e reja, për t?i bërë qytetet më të jetueshme. Pas gati një viti, vlerësoj shumë këtë shesh fantastik, faktin që është një hapësirë pedonale, çka sjell një lëvizshmëri më të qëndrueshme dhe një hapësirë për qytetarët.?




Bashkitë e Tiranës dhe të Parmës do të bashkëpunojnë në çështje të kulturës, levizshmerise dhe teknologjisë së avancuar në dhënien e shërbimeve për qytetarët.



?Duam të kuptojmë pak më shumë se si sfidat e mobilitetit, transportit publik, e një qyteti dixhital, janë transformuar në qytetin e Parmës dhe gjithashtu duam të mësojmë shumë për turizmin dhe për mënyrën se si mund të transformohet qyteti përmes turizmit, kryesisht zonat rurale që mund të jetojnë me agroturizëm, se si mund të jetohet mirë me kulinari. Duke mësuar nga më të mirët, edhe ne mund të bëhemi pak më të mirë.?



Pas këtij takimi, një grup nga Bashkia Tiranë do të vizitojë Parmën, për të diskutuar një axhendë konkrete bashkëpunimi mes dy bashkive.