Paralajmërimi Rama: Ndotja e mjedisit është krim,ndëshkime në bashkëpunim me policinë e shtetit

2018-05-09 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në prezantimin e nismës për pastrimin e territorit se aksioni do të jetë afatgjatë, ndërsa do të ketë disa ristrukturime. Ai e cilësoi si trup kombëtar gjendjen e krijuar, ndërsa njoftoi se në këtë operacion kundër krimit mjedisor do të përfshihet edhe policia e shtetit.
Shefi i qeverisë deklaroi se janë dhënë 1 mijë leje mjedisore pa kriter, të cilat do të kalojnë në sitë përsa i përket zbatimit të ligjit. ?Strategji për pastrimin e territorit. Nuk janë bërë reformat e duhura. Kemi 20 ligje për aderime, 100 vendime qeverie në vite dhe rregullore, duhet të jemi ndër vendet e para në Europë, por kur vjen puna te realiteti. 1 mije leje mjedisore që janë lëshuar pa kriter dhe pa karar.

Janë fotografuar 1900 vend-hedhje të mbetjeve në të gjithë hartën e Shqipërisë, bukurinë e këtij vendi duhet ta ruajmë si dritën e syze. Ky përdhunim i këtij trupi kaq të bukur të Shqipërisë kthehet edhe në dëm për shëndetin e njerëzve.

Free Traffic Exchange