Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Erjon Kristo, pedagog dhe aktivist i Shoqërisë Civile ngriti shqetësimin për buxhetin e ulët që lihet për arsimin.
'Janë buxhete urie, ndërsa për luks shpenzohen milionë tha ai mbrëmë në emisionin "Tonight Ilva Tare" ndërsa nënvizoi nevojën për një pakt kombëtar.
"Buxhetet për arsimin janë buxhete urie. Nëse dikush më thotë që nuk ka para në Shqipëri për gjëra të mira, u them si ka mundësi që ka para për festivalin e dritave, apo kaçkavallit".
" Ka para për luks e drita por nuk paska para për çatinë e shkollës" tha Kristo duke iu rerefuar rastit të një shkolle të rrënuar në Skrapar.
"Pakt kombëtar. Arsimi të ketë 15 % të buxhetit. Kaq kanë investuar shtetet e tjera. Vitin e kaluar patëm 720 milionë euro abuzime. Edhe sikur 1 e 100-ta të jetë. Më jep lekët e palmave e do të bëj një shkollë që të konkurojë të gjitha.
Ne sot në Tiranë po paguajmë një taksë ekstra. Po duhet të na jepet llogari çfarë do të bëhet me këto lekët"
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/me-leket-e-palmave-te-beheshin-shkolla-buxheti-i-arsimit-buxhet-urie