Report TV - PD tërhiqet në heshtje nga propozimi për heqjen e imunitetit të deputetëve

2018-05-09 0

Partia Demokratike është tërhequr në heshtje nga propozimi i saj, për heqjen e imunitetit kushtetues të deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Frika e disa eksponentëve të partisë më të madhe në opozitë se, mund të shndërrohen në subjekte të mundshme të veprimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, gjatë muajve në vijim, duket se ka bërë që drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike ta rishikojnë propozimin për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj arrestimit dhe kontrollit të banesës në kushte të barabarta me qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë.