Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Makina e një efektivi të policisë Vlorë është djegur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen ?Pavarësia? të Vlorës, pranë palestrës së mundjes.
?Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ''Benz'', është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës)?, sqaron policia.
Sipas bluve të Vlorës dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në: